Modeles Beniada Nishani duket se “Big Brother VIP” po i hap dyert edhe në Itali.

Modelja shqiptare ka marrë së fundmi pjesë në emisionin e famshëm “Tiki Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset. Këtë e ka zbuluar vetë modelja teksa ka ndarë foto nga prapaskena.

‘Tiki Taka’ është një emision sportiv që drejtohet nga Piero Chiambretti dhe duket se në puntatën e re është e ftuar dhe modelja shqiptare.

Kujtojmë që Beniada mori më shumë famë me pjesëmarrjen në reality show-n. Bukuroshja tashmë është angazhuar dhe në televizion.