Donald Veshaj tregoi hapur ditën e djeshme se kapitullin me Trixën e ka mbyllur, derisa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë. Derisa pas kësaj deklarate, ai ka rikthyer në temë diskutimi varësen e tij të famshme. Mbrëmjen e djeshme, aktori postoi një video ku vinte në pah trupin e tij pa bluzë, teksa mbante varsen që ia dhuroi Borës. Videon e publikuar aktori Veshaj e shoqëroi me këngën “Say something” teksti i të cilës thotë: “Thuaj diçka, po dorëzohem para teje”.

Sipas videos mesa duket tashmë Bora ia ka kthyer varësen aktorit. Mesa duket mes tyre ka pasur një takim… që nuk dihet se si ka përfunduar.

Në videon e Donaldit është edhe pjesa tjetër ku thuhet: “Dhe unë do të gëlltisë krenarinë time/ Ti je ajo që dua”.