Moderatorja e njohur e sportit, Sabina Mete, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka dhënë intervistën e parë me të motrën, Erisela.

Gjatë bisedës në studio me moderatoren e njohur, Bieta Sulo, dy motrat zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre. Madje ato kujtuan edhe zënkën më të madhe që datonte në fëmijëri.

“Më theu hundën, prindërve u thamë…”,

“Më theu hundën pa dashje dhe u thamë prindërve që e përplasa te xhami”, tregoi e motra, ndërsa Sabina pranoi se gjithnjë ka qenë çapkëne.

Ndërsa e pyetur nga Bieta nëse i janë adresuar kërkesa nga djem për t’i prezantuar me të motrën, Sabina kujtoi një rast në club.

Një djalë kishte pëlqyer të motrën dhe kishte ngurruar t’ia shprehte pëlqimin përballë, duke futur mik një të njohur të përbashkët për t’i kërkuar numrin.