Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio modelja dhe prezantuesja bukuroshe, Lei Kraja, për të na folur pak më shumë rreth rrugëtimit të saj në botën e moderimit. Si po ndjehet ajo në këtë eksperiencë të re?

Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj.

Një personazh që do të doje ta kishe si mysafir në program?

Adhuroj Elvana Gjatën, do të doja që ta kisha në një moment të jetës në intervistë.

Një personazh që të ka acaruar në emision?

Ka personazhe që janë më të ndrojtur, duhet të shpikësh pyetje. Janë të turpshëm, kam patur futbollistë që nuk janë mësuar të dalin në ekran, i jam lutur dhe më kanë paralajmëruar që nuk ndjehemi komod para kamerës. Nuk ambientohen me kamerën.

A ka xhelozi në punën mes vajzave?

Unë në ‘SuperSport’ e kam pasur pak të vështirë, por shkoj shumë mirë sidomos në grup. Tek emisioni që jam tani nuk ekzistojnë këto gjëra, secila ka statutin e saj.