Të gjithë e dinë se çdo të thotë të kalosh përmes kontrollit në aeroport duke hequr sendet metalike, elektronike e të tjera, teksa nxiton për të kapur fluturimin.
Por prej disa vitesh tashmë, shumë aeroporte në mbarë botën kanë bërë pjesë të tyre edhe teknologjinë e skanimit të plotë të trupit, një procedurë që në fakt është shumë më e shpejtë dhe më e sigurtë, kur bëhet fjala për raste të dyshimta.
Problemi me skanerat e trupit është se ato tregojnë çdo gjë, dhe kur themi gjithçka, nënkuptojmë pikërisht atë…gjithçka!
Skanerët Rapiscan, të cilët kushtojnë 180,000 dollarë secili, padyshim shkaktuan shumë polemika kur u vendosën për herë të parë megjithëse një numër njerëzish refuzuan të kalonin nëpër skanerët, gjë që ishte brenda të drejtave të tyre.
Ato kryejnë skanim të plotë të trupit, duke nxjerrë një pikturë të plotë “nudo”. Njerëzit tashmë kanë mbetur të shokuar me këtë ide, pasi shumë prej tyre mendonin se skanerat zbulonin vetëm kockat dhe pajisjet e jashtme.
E mira është se siguria e këtyre skanerëve është shumë e lartë, dhe asnjë imazh nuk mund të dalë jashtë sistemit.