Moti ditën e nesërme pritet të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por edhe rikthimin e reshjeve të shiut në disa zona te vendit.

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Përgjatë relieve kodrinore malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 31°C

në zona e ulëta 19 deri 35°C

në zona bregdetare 19 deri 35°C

Leave a Reply