Në koncertin ku po performonte këngëtari Butrint Imeri ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme.

Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve janë konfrontuar fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta. Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar “AM.PM“ në kohën kur sherri sa filloi.

Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.

IMG_0206