Babai i Sibela Abedinit, në News24, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.
Sipas tij në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.
“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta… Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruartë dalë në tarracë që të pijë duhan”, ka thënë babai i Sibela Abedinit.
Sibela Abedini i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, mbrëmjen e 10 shkurtit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Teuta’ Kamëz, aty ku 27-vjeçarja jetonte prej një muaji me familjarët e saj. Ajo ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe bashkë ishin prindër të një vajze 2-vjeçare.