Edhe deputeti i Qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu i ka kërkuar dorëheqje Lulzim Bashës.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-të të zhvilluar me dyer të mbyllura, kanë qenë të thuajse të gjithë deputetët që i kanë kërkuar largimin Bashës.

Zërave për largimin e Bashës u është bashkuar edhe deputeti i Dibrës, Xhelal Mziu.

“Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje”, – mësohet të jetë shprehur Xhelal Mziu.

Në të gjitha debatet me deputetët Basha i ka mëshuar faktit se zgjedhjet e 6 marsit ishin anomali dhe se ai nuk ka humbur zgjedhje.