Çiljeta Xhilaga mund të themi me plot gojë se është një nga këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe që ka arritur t’i mbijetojë kohës. Ende sot e kësaj dite ka shumë interes kur këngëtarja publikon ndonjë projekt të ri, të cilat për hir të së vërtetës kohëve të fundit i ka patur të pakta.

Ditën e sotme bukuroshja feston përvjetorin e saj të gjashtë me partnerin e saj, Alban Hoxha. Dyshja prej vitesh tanimë janë çift së bashku dhe edhe pse postimet e tyre së bashku janë jashtëzakonisht të rralla, ditën e sotme për këtë ditë kaq speciale, Çiljeta ka shpërndarë një foto me Albanin ku krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

“Sot 6 vjet bashkë, dielli im”, shkruan ajo.