Pas largimit të Gjekmarkajt si nënkryetar i PD, edhe Grida Duma, po ashtu nënkryetare, ka kritikuar ashpër kryetarin Lulzim Basha.

Mësohet se Duma i është drejtuar Bashës, duke i thënë se a ndjen ai përgjegjësi morale për këtë humbje të radhës. Po ashtu, mësohet se Duma ka kritikuar qëndrimin e Bashës, i cili më herët u shpreh se dy rrugë ka, ose ribashkim ose partinë të marrë Berisha. Sipas numrit dy të PD, për shkak të garës së Bashës dhe Berishës, humbi Partia Demorkatike.

Grida Duma: Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin.

Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike.

Në këtë betejë ne bëmë gjithçka që të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jete Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Çka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur”, mësohet se ka deklaruar Grida Duma.