Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shpallur fituesja e edicionit të 19-të në “Netët e klipit Shqiptar”. Kjo ishte dalja e saj e parë që pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’. Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe gjithashtu pranoi se nuk ka qenë e lehtë për të që të ishte në qendër të vëmëndjes nga mediat.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.

Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve,”-tha ajo.

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo tha se nuk i ka parë fare lajmet.

“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë”-tha Beatrix.

Beatrix Ramosaj përjetoi një romancë e cila nuk zgjati shumë me aktorin Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.