Moderatorja Einxhel Shkira ka qenë sot kryefjalë e mediave sociale dhe jo vetëm.
Ajo lëndoi krahun teksa po luante dhe u detyrua të lëjë sot në mëngjes përkohësisht shtëpinë për të shkuar në spital ku po merr asistencën e duhur mjekësore.
Mësohet se Einxhel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në brryl në një spital privat të kryeqytetit.
Por ajo që bie në sy në videot që janë bërë virale në rrjetet sociale, është fakti se disa prej banorëve kanë qeshur dhe janë tallur me situatën që i ndodhi Einxhelit.
Mes tyre ishin Arjola dhe Monika, të cilat u panë gjatë gjithë kohës duke qeshur.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Beniadës, e cila ka folur dhe me Egzonën për qeshjen e vajzave.
“Arjola dhe Monika po qeshnin, Donaldi s’po e besonte, thashë me vete, po këto pse po qeshin, më jepte bezdi kjo gjë. Ah Monika, Monika, ke arritur që të na kuptosh ëë. Këto gjëra më mërzisin shumë, kur dikush vritet dhe dikush të qeshë. E kuptova që Monika po qeshte për Dubain, por në atë moment isha shumë e nxehur, nuk i duroj dot këto gjëra”, u shpreh Beniada.
Modelja vijoi të qëndronte për minuta të tëra e mërzitur për Einxhel, me të cilën kanë krijuar një shoqëri të ngushtë mes tyre.
“Doja që tju rrihja të dyjave mbrëmë”, tha Beniada, ndërkohë që Arjola po mundohej që ti shmangej një reagimi direkt për situatën.