Gazetari i njohur Bledi Mane është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, që u fut mbrëmë me Tan Brahimin dhe Keisi Meidinin.

Mirëpo, siç edhe ishte shkruar në rrjet më parë, Mane është futur me një mision:

Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli i mbrëmshëm, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet.

Fillimisht ai i tha Luizit se “ti ke një nuhatje prej bastexhiu”, duke dashur të dijë nëse këngëtari do të pranonte se ishte i tillë.

Më pas, ai vijoi pyetjet duke i thënë nëse “kishte ndonjë brengë” dhe “nëse e shqetësonte” diçka.

https://www.instagram.com/reel/CoZTm2auYXn/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Loja e Manes sapo ka filluar dhe mbetet për t’u parë se deri ku do shkojë.