Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, më të theksuara në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në vijim parashikohet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat malore do të ketë rrebeshe shiu. Por po ashtu dhe pjesërisht zona e ulët do të ketë momente të shkurtra me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjelli zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu, por herë pas here do të jenë edhe në formën e rrebesheve.
Maqedonia e Veriut
Deri në orët e mesditës territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërsa në mesditë dhe pasdite pritet zhvillim i vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë vendin, KU më të prezente këto reshjet do të jenë përgjatë kufirit me Shqipërinë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit do të jenë me kalime të shpeshta të vranësirave të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu, POR pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Evropa Veriore dhe Qendrore do të dominohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave. Gjithashtu dhe Evropa Jugperëndimore do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm./