Delinda Disha kaloi një periudhë shumë të vështirë disa muaj më parë pasi njoftoi se kishte humbur binjakët që po priste. Së fundmi, në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj, një prej tyre e ka pyetur pikërisht për këtë moment dhe aktorja vendosi të ndante ndjesitë e saj duke treguar se dhimbja e humbjes së binjakëve jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, shkruan Delinda.