Ilir Shaqiri duket se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas“.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai tha se komunikimi pas Big Brother do ishte i tepërt, aq më tepër në programin e tij, ku sipas Ilirit do flasë vetëm Donaldit.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit , nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër. Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program “Më lër të flas”, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, tha balerini.