Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar sot projektin e saj më të ri të titulluar ‘Ma shumë se ti’. Në bashkëpunim me Dj Geek, Beatrix, e publikoi këtë këngë, 1 ditë pasi aktori Donald Veshaj, deklaroi se priste që të rregullonte marrëdhëniet me prezantuesen Bora Zemani. Në teksin e këngës, Beatrix ka shkruar se meriton më shumë dhe se nëse do e dinte se si ai do të ishte nuk do e bëntë atë që e bëri brenda BBV.
Pjesë nga teksti:
“Nëse mua më do më shumë se ti/ më respekton më shumë se ti/ Unë meritoj më shumë/ Gjithë ça kishim ti e myte/ Ta kisha dit’ çfarë je, se kisha bo ça kam bo/ Tash u bo ça u bo, se bëj më/ S’e mendoja që ishe ai lloj djalë…”
https://youtu.be/OYDVEruk5DM
Donald Veshaj tregoi hapur ditën e djeshme se kapitullin me Trixën e ka mbyllur, derisa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë. Gjatë një postimi në InstaStory, Donaldi ka treguar se ka kërkuar falje aty ku duhet e se ka mbyllur portat që nuk duhet ti kishte hapur më parë, që nënkupton lidhjen me Beatrixën.