Donald Veshaj ish-banori i ‘Big Brother VIP’ mbetet personazhi më i komentuar në media.

Por, pas “Big Brother VIP”, nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00.

“Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi.

https://www.instagram.com/tv/CbQJz9Yruw8/?utm_medium=copy_link

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i kësaj fraze të këngës, pasi Donaldi thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.

Nuk dihet se për kë e ka Veshaj, po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, pasi edhe gjatë qëndrimt të tij në “Big Brother VIP” në një nga bisedat e tij me Semin, Donaldi shprehet kështu:

“Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj a jam idiot a jam idiot i joti, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.