Donald Veshaj duket se ka ironizuar hapur Luana Vjollcën me postimin e fundit në Instastory. Pas xhirimeve për episodin e javës tjetër të “Më lër të flas”, Donaldi ka hedhur një video ku flet për klikime e statistika e duket qartë që i referohet deklaratave të fundit të Luanës, e cila është shprehur e lumtur që emisioni i saj “Zemër Luana” ka kaluar mbi 1 milion shikime në Youtube.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet Donaldi duke thënë në video.