Dafina Zeqiri dhe Tayna, kohëve të fundit komentohen në media, për thumbimet e tyre ndaj njëra-tjetrës.
E gjitha nisi, pasi Tayna nuk e këndonte emrin e Dafinës në bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”, duke e zëvendësuar nga Dafina në Doruntina.

Së fundi, Dafina ka thumbuar hapur atë.

Këngëtarja është mjaft aktive në “TikTok” e në një ndër videot e fundit një komentuese i shkruan:

“Tayna left the chat (largohet)”. “Më mirë”, ia kthen Dafina.