Sipas dëshmive, për herë të fundit, Ervis Martinaj është parë në qytetin e Laçit më 18 korrik.

Ishte pikërisht data kur iu dha lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë në Fushë Krujë, kushëririt të tij Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Makina “Toyota Land Cruiser” e blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë vijimin drejt banesës së fundit të tre të vrarëve.

Kujtojmë se me makinën “Toyota Land Cruiser” lëvizte edhe Ylli Ibrahimi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt bashkë me Klisman Preçin.

Klisman Preçi ishte viktima e radhës e atentateve që po marrin jetë njerëzish në aksin Fushë Krujë-Laç-Lezhë. Bashkë me të ishte dhe Ylli Ibrahimi, por ky i fundit mundi t’i shpëtojë atentatit duke qenë jashtë rrezikut për jetën në spital.