Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, kam kënaqësi të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria e një vize të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse je një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo për 3”, tha nër të tjera, Yuri Kim.