Është dorëhequr drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Geraldo Durda sipas VoxNews.
Durda u emërua në këtë post verën e vitit 2022 nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Janë ende të paqarta arsyet e dorëheqjes.
Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka për qëllim përfundimin e procesit të njohjes së pronësisë dhe kthimit apo kompensimit sipas rastit, si dhe përfundimin e procesit të kompensimit përmes ekzekutimit të të gjitha vendimeve të miratuara për kompensim brenda 10 viteve.