Drejtori i OST Dibër Spartak Palamani me kompani private për shërbime në sektorin energjitik, çfarë fshihet pas veprimit të marsit 2023

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike është një ndër kompanitë shtetërore, e cila bën tenderë miliardash duke pasuruar deri më tani dhjetëra personazhe që kanë qenë në pozicione drejtuese.

Duke nisur që nga drejtori i Përgjithshëm i saj, i besuari i Belës, Skerdi Drenova, që mesa duket e ka marrë “me tapi”, me po kaq fanatizëm e ruajnë “drejtorllëkun” edhe përfaqësuesit e OST nëpër qarqe. Ata që rezistojnë më shumë, janë të preferuarit e shefave të mëdhenj.

Zbardhet sherri në Peshkopi, policia reagon sërish , ishte dhe Rahim Spahiu

Mirëpo, siç historia ka treguar se karrigia e pushtetit të deh, duke i bërë këta të fundit të kalojnë në delir, duke e menduar veten të paprekshëm, nisin e bëjnë edhe gabime duke menduar se askush nuk i sheh.

Gazeta Jonë konstaton se njëri prej drejtorëve të OST në qarqe, pikërisht ai i Dibrës, Spartak Palamani ka hapur një kompani private në emër të tij, e cila ka si objekt veprimtarie pikërisht shërbime që OST vetë tenderon nga kompani të tjera!

Mund të duket e çuditshme por diokumentet kështu thonë: Drejtori i OST Dibër, që mbulon Peshkopinë; Burrelin; Krujën, Mirditën; Milotin; Klosin, etj., Spartak Palamani është pronari kompanisë private “Electro Power Solution”.

Sipas të dhënave të siguaruara nga Gazeta Jonë, kompania është hapur në mars 2023 dhe ka si objekt veprimtarie “projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe konsulencë të linjave të TU, TL dhe TM. Projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje të nënstacioneve. etj

Me pak fjalë, kreu i OST Dibër Spartak Palamani synon që përmes kompanisë së tij të marrë tenderë që ofrohen kryesisht nga OST!!

INVESTIGIMI/ Babëzia në Dibër, Rahim Spahiu bleu 8 500 litra (8.5 ton) qumësht për një grusht nxënësish në konvikt, shifrat e frikshme. Një dosje për SPAK

Ka të dhëna se një pjesë e tenderëve të dhëna nga OST janë fituar në letra nga kompani të tjera dhe i janë dhënë kompanive të lidhura me drejtues të këtij sektori në këtë qark apo se punonjës të OST përdoren për të bërë punime të kompanive private, për të cilat do të flasim në vijim.

Për shkak edhe të largësisë nga Tirana, por edhe natyrës së administratës nëpër qarqe të largëta, veprimtaritë e jashtëligjshme bëhen thuajse hapur në Dibër ku njerëz në pozicione drejtuese marrin guximin të shkelin ligjin duke i besuar ndonjë personazhi të fortë politik./Gazeta Jonë