Gazeta Jonë mëson ekskluzivisht se Rahim Spahiu në Diber po bën punesime elektorale. Gazeta disponon listën e të punësuarve që do ta publikojë në vijim bashkë me disa tenderë korruptivë

Kryebashkiakët e vendit janë çmendur në kuptimin e parë të fjalës gjatë muajve të fundit duke kryer tenderë me vlera tepër të mëdha, që kalojnë buxhetin vjetor të njësisë administrative si edhe duke bërë punësime tërësisht elektorale.

Gjatë ditëve të fundit Gazeta Jonë po denoncon çdo kryebashkiak të korruptuar që po vjedh hapur përmes tenderëve, ndërsa sot ndalemi në Dibër, kësaj radhe për punësimet elektorale, kurse për tenderët korruptivë do të ndalemi një ditë tjetër.

Gazeta Jonë mëson se kryebashkiaku i Dibrës Rahim Spahiu ka firmosur punësimin e 16 personave me kohë të pjesshme gjatë ditëve të fundit.

Rahim Spahiu në Diber "hedh grepat", nisin punesime elektorale masive
Rahim Spahiu në Diber “hedh grepat”, nisin punesime elektorale masive

Gazeta disponon listën e të punësuarve, të cilët kanë marrë kontrata me kohë të pjesshme kryesisht në drejtorinë e Gjelbërim Pastrimit të qytetit.

Qëllimi i këtyre punësimeve është marrja e votës së këtyre personave, të cilët njihen si votues të djathtë në zonë, gjë e cila ka nxitur Spahiun që të “hedhë grepat” në këtë pjesë të banorëve të Dibrës.

Lista e të punësuarve rishtazh nga Spahiu do të publikohet në një shkrim të radhës gjatë ditëve në vijim ku do të flasim edhe për tenderët hajdutçe në këtë bashki.

Vijon…

Lexo edhe:

Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”

Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse

Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?

Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”

Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë

Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

In ENGLISH

The mayors of the country have gone crazy in the first sense of the word during the last few months by carrying out tenders with extremely large values, which exceed the annual budget of the administrative unit, as well as by making entirely electoral hires.

During the last few days, Gazeta Jone is denouncing every corrupt mayor who is openly stealing through tenders, while today we stop in Dibër, this time for electoral employment, while we will stop for corrupt tenders another day.

Gazeta Jone learns that the mayor of Dibra, Rahim Spahiu, has signed the employment of 16 people on a part-time basis during the last few days. The newspaper has a list of employees who have received part-time contracts, mainly in the city’s Greening and Cleaning department.

The purpose of these employments is to get the votes of these people, who are known as right-wing voters in the area, which has encouraged Spahiu to “throw the hooks” in this part of the residents of Dibra.

The list of new employees from Spahiu will be published in the next article in the coming days where we will also talk about the thieving tenders in this municipality. /GazetaJone

Rahim Spahiu Diber punesime