Gazeta Jonë zbulon se Rahim Spahiu , kreu i Bashkisë Diber ka “bekuar” një tender korruptiv me vlerë 144 milionë lekë duke skualifikuar pa të drejtë kompanitë e tjera.

Bashkia Dibër njihet si një ndër njësitë e qeverisjes vendore më problematike sa i përket tenderëve, ku kryetari Rahim Spahiu ia shpërndan ato sipas porosive “nga lart” duke ngjyer edhe vetë gishtin në mjaltin e taksave të dibranëve dhe shqiptarëve.

Siç duket nga një investigim i Gazeta Jonë, e cila do të vazhdojë me denoncimin e Spahiut dhe kryebashkiakëve të tjerë si ai, kreu i Bashkisë së Dibrës ka ngritur një skemë të mirëfilltë të tenderëve klientelist duke skualifikuar kompani vetëm se nuk kanë deklaruar numrin e shasisë së eskavatorit për shembull.

Sa qesharake aq edhe pa kuptim, por kjo mjafton që “Spahiu pa Sulltan” të vijojë me të tijën në shpërndarjen e thasëve me para sipas orekseve të tij.

Dy ditë më parë raportuam mbi punësimet elektorale në Bashkinë Dibër duke shkaktuar “tërmet” në këtë bashki, ndërsa sot po ndalemi në njërin prej tenderëve korruptivë, ndërsa me bëmat e tjera edhe më të rënda (me video dhe foto) do të merremi në ditët në vijim.

Bëhet fjalë për tenderin “Sistemim asfaltim i rruges se lagjes se llixhave Bashkia Diber 2022” me Nr. Reference REF-45261-10-11-2022, i shpallur me “flamur të kuq” nga Open Procurement Albania, një platformë kundër korrupsionit të zyrtarëve.

Ky tender ka patur një fond limit prej 14 166 296 lekësh të reja ose 144 milion lekë të vjetra.

Në tender dhanë ofertë kompanitë: 2 N2.; ALKO-IMPEX; General Construcion; LIQENI VII; S I R E T A 2F dhe UDHA.

Çfarë bëri Bashkia Dibër? Skualifikoi të gjitha kompanitë e tjera me argumente qesharake, siç është mos deklarimi i numrit të shasisë së një eskavatori dhe shpalli fitues kompaninë e Fiqiri Palit, “SIRETA”, e cila e mori tendering me gati 98% të fondit limit.

Një dëm kolosal ndaj taksave të shqiptarëve dhe dibranëve me bekimin e Rahim Spahiut, i cili zhduku garën për t’ja dhënë tenderin një kompanie të paracaktuar duke marrë pastaj një shpërblim të majmë.

Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale

Vijon…

LEXO GJITHASHTU:

Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”

Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse

Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?

Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”

Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë

Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

Më poshtë, rendisim shkaqet e skualifikimit të kompanive të tjera që të shpallej fituese “SIRETA”:

Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
1. 2 N, per arsye:
-nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise sic kerkohet ne DT per mjetin eskavator me zinxhir qe eshte ne pronesi te vete
-Per mjetin minieskavator qe eshte ne pronesi te vete nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise siç kerkohet ne DT.
-Per mjetin freze asfalti qe eshte ne pronesi te vete nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise siç kerkohet ne DT.
-Per mjetin rul ngjeshses qe eshte ne pronesi te vete nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise siç kerkohet ne DT.
-Per mjetin grejder qe eshte ne pronesi te vete nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si targe, numer I lejes se qarkullimit dhe numerin e shasise, siç kerkohet ne DT.
-Per mjetin asfalt shtruse qe eshte ne pronesi te vete nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise siç kerkohet ne DT.
-Per mjetin rul ngjeshes qe eshte marre me qera me numer kontrate 1589 rep.,165 kol. nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetin si numerin e shasise siç kerkohet ne DT.
-Aftesia profesionale dhe teknike , jane te angazhuar prane Ak Bashkia Diber, per realizimin e punimeve te nje objekti tjeter investimi.

2.ALKO-IMPEX General Construcion, per arsye:
– nuk ka paraqitur formularin e deklarimit sipas shtojces 8.
– nuk ka paraqitur formularin e ofertes sipas shtojces 1.
– nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetet sipas shtojces nr.8 te dt.

3.LIQENI VII, per arsye:
– nuk eshte pergjigjur ne piken D shtojces 8 mbi mos angazhimin e mjeteve ne kontrata te tjera.
-nuk ka deklaruar te dhenat konkrete per mjetet sipas shtojces nr.8 te dt.

/Gazeta Jonë