Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP është aq e tensionuar saqë banorët nuk kanë më besim tek asnjë prej tyre.

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit Luizi, i pyetur nga Olta ka treguar dy bashkëpunëtorët e tij gjatë lojës që ka bërë në shtëpi dhe kjo ka ardhur si thikë pas shpine për Oltën.

Ai ka treguar se bashkëpunëtori i parë është Maestro, kurse i dyti është Kristi.

Olta: Hhh një jam unë?

Luizi: Më lerë ta them unë. Bashkëpunëtori im që prej ditës së parë ka qenë El Maestro.

I dyti ka qenë gjithmonë i fshehte ai  është Kristi.

Olta: Perfekt. Nuk është se vetëm ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon. Bravo, bravo