Olta e ka quajtur Luizin lojtarin më të fortë të këtij Big Brother. Ajo së bashku me dy të nominuarat e tjera, Dean dhe Tean u ulën sot përpara banorëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Pyetja që Luizi i bëri të trejave ishte: Kush mendoni se është lojtari më i fortë në shtëpi?
Kur erdhi rradha e Oltës, pasi u mendua pak, ajo iu drejtua Luizit: Ti luan shumë fort Luiz. Këtë nuk ta mohoj dot. Është gjë tjetër nëse mua më pëlqen loja që bën ti apo jo. Ti luan shumë fort dhe je në gjendje të krijosh situata ku mund të përfshish gjithë shtëpinë. Deri tani unë këtë nuk e kam bërë dot. Nuk po them që jam përpjekur, por deri aty nuk kam shkuar. Nuk e di a do shkoj, por ty të shoh lojtar të fortë.

Ndërsa Dea dhe Tea zgjodhën si lojtar më të fortë Maestron.