Gazeta Jonë ka zbuluar se Bashkia Diber ku drejton Rahim Spahiu ka ngritur një skemë korruptive me tender at duke  i dhënë gati 500 milionë lekë me një dorë Sadri Abazit pa garë.

Gazeta Jonë është fokusuar javët e fundit në korrupsionin madhor që po bëjnë kryetarët e bashkive të vendit teksa presin zgjedhjet, ku nga njëra anë nuk e dinë nëse do të rikandidohen e do të fitojnë apo jo, dhe nga ana tjetër u duhen thasë me para për zgjedhjet.

Rahim Spahiu , tender 500 milionë lekë pa garë Sadri Abazit për shkollën në Diber : Skema e korrupsionit
Rahim Spahiu , tender 500 milionë lekë pa garë Sadri Abazit për shkollën në Diber : Skema e korrupsionit

Deri më tani kemi denoncuar disa kryetarë bashkishë, siç janë Lefter Alla i Bulqizës, Edison Memolla i Rrogozhinës, Erion Isai i Kolonjës, Agron Malaj i Matit apo Juliana Memaj e Urës Vajgurore, megjithatë aferat më të mëdha duket se deri më tani hasen në Bashkinë e Dibrës, me kryetar Rahim Spahiun.

Spahiu, mjeshtër i skemave të rrufitjes së parave ka ngritur një skemë të mirëfilltë aferash me dy-tre kompani, të cilat marrin tenderë nga bashkia Dibër duke dhënë shifra maksimale pas marrëveshjeve me njëra-tjetrën me bekimin e “Spahiut pa Sulltan”.

Në lidhje me këtë skemë dhe si kompanitë i lënë “radhën” njëra-tjetrës për të marrë llokma nga “revanija” e parave të Spahiut do të flasim herë tjetër, kurse sot ndalemi te tenderi “Rikonstruksion shkolla 9-vjecare “Irfan Hajrullai”,Peshkopi Bashkia Diber 2022” me Nr.Reference REF-38631-08-15-2022.

Ky është një tender tipik korruptiv siç shprehet edhe Open Procurement Albania që e kanë futur në “listën e kuqe” të tenderëve që bëjnë hajdutçe kryetarët e bashkive në Shqipëri.

Bashkia Dibër ka caktuar një vlerë limit prej 48 246 485,00 lekësh (482 milionë lekë të vjetra pa TVSH) dhe në tender kanë dhënë ofertë tre kompani. E para është kompania “2 N”, e dyta është “ASI-2A CO” dhe e treta është oferta e dhënë nga bashkimi i kompanive të Sadri Abazit, nën emrin e nipit të tij, Arbrit. Bëhet fjalë për kompaninë “Alko Impex”.

Çfarë ka ndodhur?

Janë skualifikuar për shkaqe qeshakare dy kompanitë e para dhe është shpallur fituese me 98% të vlerës limit ose me 47 682 957,00 lekë (477 milionë lekë të vjetra pa TVSH) kompania e Sadri Abazit.

E gjithë kjo, jo për të ndërtuar, por për të rikonstruktuar një shkollë! Nëse do ta ndërtonin nga fillimi edhe kishte logjikë, por një shifer kaq e madhe vetëm për rikonstruksion bërtet me të madhe HAJDUTËRI!!!

Logjika e tenderit është që të ofertojnë disa kompani dhe përmes garës së tyre për të ofruar një çmim më të ulët dhe një cilësimë të mirë të përfitojnë qytetarët, por duket se ky rregull nuk vlen për kryetar Rahimin, me bëmat e të cilit do të merremi sërish në vijim.

Nëse ky nuk është një rast që duhet të merret SPAK, cili rast është tjetër?!

Ulsi Manja nuk do të mund ta mbajë për më tepër mbi shpinë një hajdutëri të tillë.

Gjithçka e ka një limit dhe prokurorët e SPAK do t’i trokasin Spahiut një natë në derë.

Gjerat ndryshojnë shumë shpejt në Shqipëri aspak të nderuar hajdutë që po vidhni nëpër bashki!!!

LEXO GJITHASHTU:

Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve

Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale

Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”

Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin

Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse

Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?

Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”

Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë

Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

/Gazeta Jonë