Gazeta Jonë zbulon se Erion Isai i bën rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve në Erseke duke ia dhënë tender at pa garë fiksimit të tij Zeqirllari . Priten materiale bombë.

Erion Isai u bë i famshëm për publikun si një gaztor në emisionin satirik “Portokalli” , por duket se shakatë e tij po i vijon edhe me paratë publike duke dhënë qindra milionë lekë vetëm tek një kompani, madje edhe pa garë fare.

Bashkia Kolonjë e drejtuar nga Isai është në pjesën e sipërme të njësive të qeverisjes vendore që bëjnë tenderë problematikë duke rritur ndjeshëm dyshimet për korrupsion në dhënien e tyre.

Nga verifikimet e bëra prej Gazeta Jonë rezulton se Erion Isai ka vetëm një biznes të preferuar, të cilit i jep pjesën më të madhe të fondeve publike pa asnjë garë. Bëhet fjalë për kompaninë “Zeqirllari” me NIPT: L61912024O në pronësi të Adriatik Zeqirllarit, një personi të afërt me Isain.

Rezulton se në të gjithë tenderët e marrë nga kjo kompani në Bashkinë Kolonjë nuk ka patur garë pas ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për gjoja mos plotësim kriteresh qesharakë, siç janë shasitë e makinerive apo një kualifikim koti i inxhinerit për shembull.

Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender - ash me paratë e shqiptarëve. Tenderi me Flamur të KUQ qe iu dha Zeqrillarit nga Isai. 
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve. Tenderi me Flamur të KUQ qe iu dha Zeqrillarit nga Isai.

Zeqirllari, fiksimi i Erionit ka marrë shumë tenderë përmes kësaj praktike, ndërkohë që kujtojmë se kryebashkiaku i Kolonjës u kap nga përgjimet e prokurorisë teksa detyronte vartesen e tij për të firmosur një tjetër tender korruptiv duke i thënë “marrim një dorë”.

Shembulli konkret është tenderi “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Gostivisht, Bashkia Kolonjë viti 2022” me Nr.Refrence  REF-36436-07-15-2022 ku Erioni gaztori i ka dhënë fiksimit të tij Zeqirllari 240 milionë lekë pa garë.

Tenderë të ngjashëm ka shumë, por edhe bëmat janë të mëdha në këtë bashki dhe do të merremi më gjerë një ditë tjetër.

Vijon…

LEXO GJITHASHTU:
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

/Gazeta Jonë