Dora e tij mbante dorën e saj, tonelata rrënoja ndanë babanë dhe vajzën e tij të vdekur. Vajza e Mesut Hancer, Irmak (15) ishte ende në shtratin e saj me rroba rozë.

Ajo u vra nga rënia e pjesëve të ndërtesave kur toka u drodh në Kahramanmaras (Turqi) nga tërmeti. Dhimbja e babait është e pafund.

Babai, i cili nuk ia lëshoi dorën vajzës së tij ka folur për gazetën gjermane “Bild”. Mesut Hançer, 49vjeç është shprehur se ka gërmuar rrënojat me duar, por sërish nuk arriti ta shpëtojë vajzën e tij, Irmak.

“U luta shumë, fatkeqësisht nuk ndodhi, e humbëm”, tha ai. Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, pati një ndikim të madh në Turqi.