Gjatë ditës së sotme një trofe ngjyrë floriri është dërguar nga lart në oborrin e shtëpisë së Big Brother. Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i BBV2.

“Luiz, je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brrakës”, shkruhej në kupën, e cila ra në duart e Oltës që ndodhej në oborr në ato momente.

Olta e mori kupën dhe e fshehu nën xhup duke mos ia dorëzuar Luizit.
Nuk dihet ende nëse banorja do t’ja tregojë më vonë kupën atij që i përket.