elton palushi

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Alushi ka qëndruar për një periudhë brenda godinës së prokurorisë së posaçme, ndërsa më pas është larguar pa u prononcuar për mediat.

Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.

Kujtojmë që Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij, Tonin Vocaj. /gazetajone