Një lëkundje e fortë tërmeti 5.7 ballë u regjistrua mbrëmë në Bosnje duke shkaktuar një viktimë. Dridhjet e tokës u ndjenë në të gjithë Ballkanin, përfshirë Shqipërinë.
Harta më poshtë tregon vendet ku është ndjerë lëkundja që goditi mbrëmë me epiqendër Bosnjen.
Në rrjetet sociale janë të shumta pamjet nga momenti i lëkundjeve të forta. Mes atyre që e përjetuan me frikë dhe panik ishte dhe një moderatore boshnjake që ishte duke dhënë edicionin e lajmeve LIVE.
ak sekonda përpara tërmetit, përdoruesit e Android morën një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes. Ishte hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informoheshin për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues.
Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit. Atyre u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.