Ditën e sotme, vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat veriore, ku dhe herë pas here do të sjellin reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.