Prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha gëzonte statusin i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sipas burimeve të afërta, prej disa muajsh Shakohoxha ka nisur proçeduarat e divorcit me bashkëshorten e tij, Miranda.

Një arsye madhore e cila është bërë shkak për këtë ndarje ka qënë pikërisht një marrëdhënie jashtëmartesore që Shakohoxha ka nisur me një nga vajzat e showbiz-it dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetaren sportive Lei Kraja.

Lei Kraja një modele shqiptare e cila prej vitesh ka jetuar në Amerikë vendosi të kthehej në Shqipëri duke ndjekur pasionin e saj, televizionin.

Njohjen me Shakohoxhën, Lei e ka nisur që në periudhën kur ajo u bë pjesë e “Supersport” dhe programacionit të Digitalb ku emisionet sportive udhëhiqeshin pikërisht nga Dritan Shakohoxha.

Mesa duket aty kanë lindur flirtet e para midis Lei Krajës dhe Shakohoxhës ku më pas janë konkretizuar në një marrëdhënie.

Një marrëdhënie e cila ka vazhduar prej kohësh duke u konkretizuar së fundmi edhe me një bashkëjetesë.

Mesa duket Shakohoxha është tejet i dashuruar me bukuroshen e showbiz-it, ndjesi kjo e cila e ka çuar atë të marrë edhe një vendim të tillë madhor siç është divorci.

Së fundmi, Lei ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur rreth jetës së saj private dhe dhuratave më të veçanta që ka marrë.

Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e mbjellë në kryeqytet. por moderatorja e sportit nuk vendosi të japë detaje rreth vendit ku ndodhet.

“Kam një pemë të mbjellë në Tiranë, nuk dua ta them ku është se mund të ma prishin, e kam shumë pikë të dobët. Ka kushtuar shumë edhe pse është një dhuratë simbolike. Është lulja mos më prek, ajo me lule të bardha. Diamant jo as nga i dashuri”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo u pyet nëse ka bërë ndonjëherë kompromise për dashurinë. Lei Kraja u përgjigj se ka toleruar më shumë seç duhet, madje ka falur edhe tradhtinë për hir të dashurisë.

“Kam bërë kompromise në lidhje dhe kam toleruar më shumë seç duhet për dashurinë. Kam falur tradhti, një gjë që rrotullohet rreth tradhtisë. Por s’e kam lënë Amerikën për dashurinë, nuk ka qenë kjo arsyeja”, shtoi ajo.