Një tjeter operacion nga antidroga e Tiranës ka goditur një skemë të futjes së lëndëve narkotike përmes postës, dërguar në Shqipëri nga SHBA-të.  Në pranga kanë rënë dy persona, Skënder Vata dhe Jurgest Luzi.

Sektori i Antidrogës zhvilloi operacionin “California”, pasi kishte informacione se dy të rinjtë ishin të përfshirë në trafikun ndërkomëbtar të drogës ku konkretisht kishin porositur 3.2 kg kanabis të cilësisë së lartë.

Gjithashtu dyshohet se Vata dhe Luzi kanë futur dhe më herët përmes postës, lëndë narkotike te sasive të ndryshme.

Burimet bëjnë me dije se Skënde Vata ka qenë organizator i kësaj skeme. Ky i fundit ka përfshirë Jurgest Luzin duke i caktuar rolin për të marrë kanabisin nga posta.

Të njëtat burime shprehen se pakoja me lëndë narkotike ishte dërguar në emer të një personi tjeter me origjinë nga Korça, i cili gjithashtu po hetohet nga Antidroga nëse është përfshirë në këtë veprimtari kriminale apo jo.

Kujtojmë se para disa ditësh, u  godit një tjetër rast nga policia ku u sekuetrsuan 1.6 kg kanabis që kishte mbërritur në Shqipëri nga SHBA-të.

Në pranga ra 27-vjecari Ilir Sefa, ndërsa një tjeter u shpall në kërkim.