Drogë e prostituta në taksi, policia kontrollon Lux Taxi , Blue Taxi etj., a po tolerohet Green Taxi ?

Pas denoncimeve të publikuara në media, Policia Rrugore ka nisur kontrollet nëpër taksi. Në një video të publikuar nga Policia shihen uniformat blu teksa kontrollojnë mjete të kompanisë ‘LUX Taxi’ dhe ‘Blue Taxi’.

Kontrollet janë kryer në lidhje me mjetet e pa licencuara që operojnë në fushën e shërbimit taksi dhe ndëshkimin e tyre pasi në mënyrë abuzive qarkullojnë me targa të bardha, ndërsa duket se ka një tolerancë ndaj Green Taxi të Nadir Çaushollit deri më tani.

“Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë bënë të mundur evidentimin, konstatimin dhe ndëshkimin e mjeteve të shërbimeve Taksi që operojnë në kundërshtim me kushtet e përcaktuara ne licensë”,-thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk ka raportime për të arrestuar.