Dua Lipa padyshim është një ambasadore e Shqipërisë dhe Kosovës, kudo nëpër botë. Ylli i muzikës botërore, shumë krenare e ka pranuar origjinën e saj.
Postimi i fundit i Duas në Instastory, lidhet me një “ëndërr” të popullit të Kosovës për t’u bërë pjesë sa më shpejt e Këshillit të Evropës.
Ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Marty-t dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se në këtë rrugë Shqipëria mbështet pa rezerva Kosovën.
Nuk është hera e parë që Dua dhe babai i saj, “ngrejnë” zërin e tyre për liberalizimin e vizave në Kosovë.
“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua krahas postimit të saj.
Kujtojmë që 27-vjeçarja ka qenë çdo herë e zëshme në çështjet që lidhen me shqiptarët, përfshirë edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Madje, në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill Festival” që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa bënë edhe fushatën me moton #Setmefree” (më lër të lirë) duke kërkuar që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë.