Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm. Ajo e ka pritur Duan në Presidencë bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat binjake.
Sipas Osmanit, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.