Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati zbuloi disa ditë më parë se është single, duke u shprehur se është gati të dalë në takim me dikë.

Ajo tregoi se është shumë e angazhuar me muzikën dhe kjo gjë nuk ia lejon t’i përkushtohet dikujt. Ndërkohë, së fundmi, Ronela ka rrëfyer edhe një nga “kushtet” që duhet të ketë djali që do të fitojë zemrën e saj.

Përmes një postimi në “Instastory”, Hajati thotë se partneri i saj duhet të “dashuroni” këngët e postuara nga ajo. Më tej, artistja shfaqet nga makina duke kënduar disa hite botërore ndër vite.

Leave a Reply