Këngëtarja Ronela Hajati ka rikujtuar momentet e saj në Eurovizion 2022. Edhe pse u komentua shumë mbi veshjen,performancën, korografinë e saj pasi nuk u kualifikua në festivalin europian.

Ronela është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa foto që nuk i kishim parë më herët nga pjesëmarrja e saj. Në Instastori ajo ka postuar video dhe foto pas skenave kur ajo po pregatitej për performancën e saj.

Mes tyre ajo ka ndarë edhe një foto ku shihet në shtrat duke qarë si një nga momentet stresuese që ka kaluar në atë periudhë. Tashmë Ronela ka lajmëruar se po punon me projekte të reja muzikore ndërkohë ka treguar se do sjellë një këngë në italisht.