Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2022!

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino.

Këngëtarja, miqtë dhe kolegët e saj, madje edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, shpërndanë në rrjetet e tyre sociale mënyrat se si mund të votohet për të dërguar Shqipërinë në finale.

Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.

Finalistët e tjerë:

1. Zvicra

2. Armenia

3. Islanda

4. Lituania

5. Portugalia

6. Norvegjia

7. Greqia

8. Ukraina

9. Moldavia

10. Holanda