Ne kemi një shoqëri që e nderon paranë, pavarësisht nga vjen”, kështu shprehet gazetarja Rudina Xhunga, marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në vend kohët e fundit.

“Të gjithë mendojnë se e keqja është larg. Jo, nuk është larg, është afër. Ne jemi një shoqëri që i ngre kultin të fortit.

Një shoqëri që nderon të pasurit, por jo ata të pasuruar nga puna, sepse vetëm puna e ndershme dhe paraja e ndershme është ajo që duhet ta bëjë tjetrin ta nderosh. Kjo është një shoqëri që e nderon paranë pavarësisht se nga vjen.

Keni dëgjuar për festat e Dubait? Vajzat që deri më tani mburreshin se këndojnë e punojnë në Dubai, tani kanë turp ta thonë? Sepse ka mbushur rrjetet sociale fenomeni që ata po kthehen në tualete njerëzore. Pra nuk ofrojnë seks por ofrojnë gojën si tualet njerëzor.

Tashmë vajzat që deri dje mburreshin, sot ndjehen të turpëruara sepse fjala e parë që ti mendon është që nuk po këndojnë në Dubai, por po kthehesh në një hale, e thënë shqip fare.

Kështu mund të nisin gjërat të ndryshojnë, duke i thirrur në emër. Shoferit që shkaktoi aksidentin i thonë “i forti”, ai nuk është i fortë, është vrasës. Quaje vrasës jo të fortë”, tha ajo.