Pjesë e monitorimit nga Qendra “Faktoje”, për vitin 2022, janë bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës, Shijakut, Krujës dhe Kurbinit. Në disa prej tyre, në mars 2022, u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa në bashkitë e tjera po vazhdon procesi i rindërtimit, pas tërmetit të tre viteve më parë.

Sipas përfaqësueses së Qendrës “Faktoje”, Esmeralda Topi, pjesa më e madhe e bashkive të monitoruara nuk kanë përmbushur premtimet që u kanë dhënë qytetarëve.

LEXO GJITHASHTU

Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

“Nga 40 premtime që kemi monitoruar mund të themi se vetëm 10 janë të mbajtura plotësisht. Disa janë kategorizuar si pjesërisht të mbajtura dhe, pastaj, kemi dhe premtime të pambajtura që janë rreth 20”, thotë ajo.

Janë premtime që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve si investimet publike në rrugë, ujësjellësa, infrastrukturë dhe, në përgjithësi, të gjitha nevojat që kanë komunitetet lokale, thotë përfaqesuesja e Qendrës “Faktoje”, Ajmona Vogli.

“Problematika më e madhe lidhet me ato bashki që janë monitoruar në kuadër të procesit të rindërtimit. Janë 4 ose 5 bashki që janë të përfshira në këtë proces i cili, për të thënë të drejtën, ka qenë një proces shumë kompleks dhe kryesisht premtimet janë të pambajtura në lidhje me rindërtimin e shtëpiave ose disbursimin e bonuseve të rindërtimit”, thotë ajo.

Pjesa më e madhe e bashkive të monitoruara gjatë vitit të kaluar, sipas Qendrës “Faktoje”, nuk kanë përmbushur standardet e transparencës, si një detyrim ligjor nga ana e tyre. Kështu, thotë zonja Vogli, nga 16 treguesit e transparencës, vetëm bashkia e Lezhës dhe ajo e Shkodrës i kanë përmbushur plotësisht, ndërsa bashkia e Kurbinit dhe ajo e Rogozhinës kanë performancen më të ulët.

“Elementet, që kryesisht mungojnë, janë publikimi i urdhërave të kryetarit të bashkisë. Pjesa më e madhe e bashkive, përveç bashkisë së Lezhës dhe Shkodrës që i kanë publikuar, për të tjerat ky është një indikator i transparencës i papërmbushur. Por, nuk janë përmbushur edhe disa indikatorë që kanë të bëjnë me procesin e konsultimit publik ose tjetërsimin e pronave”, thotë përfaqesuesja e Qendrës “Faktoje”, Ajmona Vogli.

Projekti “40 premtime, 10 bashki” synon rritjen e transparencës së pushtetit vendor, nxitjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

/VOA/