Ronela Hajati ndezi “Eurovision” me performancën e saj duke u ngjitur e para në skenë.

Gjithçka u duk se shkoi shumë mirë me Ronelën që dhuroi një performancë të zjarrtë dhe provokuese rreth të cilës është folur gjatë këtyre ditëve.

Mirëpo, artistja shqiptare ka patur edhe një moment të sikletshëm. Ndonëse për të qenë më komode ajo i kishte kapur flokët, gjatë performancës i janë ngatërruar me mikrofonin.

Megjithatë, Ronela e ka menaxhuar shumë mirë sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme dhe askush nuk e vuri re. Ajo shihet tek ngre flokët lart dhe rregullon mikrofonin duke vijuar me performancën.