Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, e cila do të hapë siparin e natës së parë gjysëmfinale që do të mbahet në Torino të Italisë.

Në një intervistë për ‘Prive‘ ajo ka folur dhe njëherë për këtë eksperiencë si dhe për ‘incidentin’ e fshirjes së fotos në faqen zyrtare të Instagramit. Ronela tha se në të vërtetë foto u zëvenduësua dhe nuk u fshi.

E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,- ths ajo.

Ky veprimi i cili nga shumica është konsideruar si censurim për Ronelën nuk ishte i tillë pasi ajo u shpreh se çdo gjë rishikohet për të patur një rezultat sa më të mirë.

Jo, me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë,”– është shprehur Ronela.
Gjatë provave zyrtare të Eurosong, Hajati performoi e para dhe kjo gjë u pasqyrua me disa foto të publikuara në faqen zyrtare të Instagramit. Mirëpo më vonë galeria me fotot e Ronelës u fshi dhe u ripostua sërish por pa foton e parë, pasi u konsiderua si provokuese.