Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Pasi këngëtarja nuk arriti të siguronte finalen në festivalin evropian të këngës, ajo u kritikua mjaft shumë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private. Së fundmi, këngëtarja ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan duke postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory duke u shprehur se njeriu mund të bëjë çfarë të dojë dhe në fund prapë do paragjykohet.

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”, shkruhej në postimin e saj.