Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, me këngën “Sekret”

Javët e fundit ajo ka dhuruar performanca në vende të ndryshme, ndërkohë që projekti është pëlqyer shumë.

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë duke qeshur dhe në momentet më të mira këngëtaren, por me një postim në Instagram ajo na tregoi periudhën e vështirë që po kalon.

Ajo vendosi të publikojë disa foto nga momente të lumtura ndërsa vendosi ta mbyllë me një foto duke qarë e shoqëruar me një shkrim që ka prekur ndjekësit.

Me postimin e saj ajo tregoi se sa po punon për të  përhapur muzikën e saj në botë duke lënë pezull shumë projekte.

Këngëtarja nuk nguroi të ndajë me njdekësit periudhën e vështirë që po kalon.

“Ju nuk e keni idene sa përgjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”, shkroi Ronela në postimin e saj.